E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e rinj kërkojnë lirimin e Limajt

Grupi i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës ka reaguar për arretimin e deputetit Fatmir Limaj.

Ky grup, përmes një reagimi dërguar mediave, të nënshkruar nga kryetarja Ganimete Musliu thotë se shpreh indinjatën e thellë për arrestimin dhe burgosjen e deputetit të Kuvëndit të Republikës së Kosovës z.Fatmir Limaj dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rastin Kleçka.

“Ne si Grup i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, jemi tejet të shqetësuar për ndodhitë e fundit me ç’rast padrejtësisht i janë vënë prangat kolegut tone Deputetit Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij” thuhet në këtë reagim.

Aty nuk është kursyer as EULEX-i.

“EULEX-i t’i ndalë provokimet e tilla dhe të respektoj vendimin e Tribunalit të Hagës për pafajësinë e z. Limaj” vazhdon më tej reagimi.

Ata e kanë lidhur momentin e arrestimin edhe me rastin e festimeve.
“Veprimet e fundit të EULEX-it janë të padrejta dhe të pa pranueshme për të gjithë ne , andaj ne si Grup i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës i bëjmë thirrje Eulex-it që mënjëherë të liroj z. Limaj dhe bashkëluftetarët e tij dhe të ndaloj së provokuari me arrestime të tilla fyese dhe denigruese për të gjithë qytetarët e Kosovës e veçmas tani kur jemi në momente të rëndësishme festive të historisë sonë të lavdishme”

“Grupi i Deputetëve të Rinj është i bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së ishte luftë e pastër e drejtë dhe çlirimtare prandaj Liria më së shumti u takon çlirimtarëve” përfundon kjo letër./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›