Në 24 orë, 8 mijë kosovarë janë nisur drejt Vlorës

Mijëra shqiptarë të Kosovës po udhëtojnë drejt Vlorës për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë me automjetet e tyre të mbuluara me flamujt kombëtare. Janë nisur nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe në shumë raste edhe në mënyrë të organizuar.
Numërohen mbi 8 mijë shqiptarë të Kosovës që kanë shkelur kufirin këto 24 orët e fundit, raporton Shekulli.
Dogana në Morinë ka marrë pamje festive e dekoruar me simbolet kombëtare, ndërsa policia kufitare ka marrë masa shtesë të mbajtjes nën kontroll të situatës, është shtuar numri i personelit dhe i sportelistëve për të shmangur radhët e gjata./Indeksonline/