E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetet gjermane mbeshtetje per integrimin

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot nje grup deputetesh te Bundestagut gjerman te cilet jane shprehur me nota vleresuese per progresin e Shqiperise gjate viteve te fundit vecanerisht ne reformat e ndermarra per liberalizimin e vizave.

Deputetet gjermane siguruan Kryetaren e Kuvendit per mbeshtetjen e plote dhe gadishmerine qe Bundestagu do ti jape Shqiperise kur pas liberalizimit te vizave vendi te nise negociatat me Bashkimin Europian. Ne njoftimin zyrtar thuhet se Kryetarja e Kuvendit trajtoi me deputetet e Bundestagut edhe zhvillimet me te fundit politike ne vend.

Anetaret e Bundestagut gjerman theksuan rendesine e bashkepunimit mes mazhorances dhe opozites per miratimin e reformave kyc ne plotesimin e standardeve evropiane. Ndersa zonja Topalli eshte shprehur se aspiratat kombetare e shqiptareve per te levizur te lire dhe per tu integruar ne familjen europiane nuk mund te cenohen nga askush.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›