Dil nga fustani i grave dhe shpjego skemen mafioze te 20 per qindeshit
PD tjeter apel Rames per deklarimin e pasurise dhe zbardhjen e gjobvenies ndaj investitoreve
Partia Demokratike i kujtoi perseri dje kryetarit te PS-se dhe njeherazi edhe te bashkise Tirane Edi Rama te jape shpjegime per zoterimin e pasurise reale dhe gjobat 20-she ndaj investitoreve. Deputeti demokrat Gjergji Papa u shpreh se Edi Rama vazhdon te fshihet pas fustanit te grave nga frika e zbardhjes se skemave mafioze me te cilat ai gllaberon 100 milione euro per cdo leje ndertimi. Sipas tij ndonese ne baze te deklarimit qe i kerkon ligji Rama thote se eshte i pastrehe vetem ne nje rast permes leprit ai fiton ne menyre abuzive shumen marramendese prej 100 milione eurove.
Edhe sot Kryetari i bllokmeneve te rinj u fsheh pas fustanit te grave. Ai qe me doren e vet ka shkruar se eshte i pa strehe me dokumente publik na del se vetem ne njerin prej rasteve me leprin e tij eshte aksioner prej 20 per qind. Edvin Kristaq Rama qe me doren e tij ka firmosur se nuk ka shtepi vetem ne kontraten e liqenit permes leprit te tij perfiton mijera metra katror ndertim. Edvin Kristaq Rama apo Mr. 20 per qindeshi ne deklaraten e pasurise deklaron me shkrimin e tij se 12-vjet ne politike ka kursyer vetem 3 mije euro. Nderkohe qe vetem me kontraten e nje investitori me emrin e Leprit fitimi arrin ne 100 milion euro u shpreh deputeti Papa.
Ai i beri thirrje kryetarit te socialisteve te dale nga kutia e leprit dhe te shpjegoje para shqiptareve skemat korruptive qe lidhen ne terrin e zi te bashkise Tirane.
Ftoj me dashamiresi Zotin Rama. U be gjate duke u fshehur pas grave. Ka ardhur koha te dalesh nga kutia e leprit e te shpjegosh para shqiptareve skemen mafioze te 20 per qidneshit. Skeme qe vetem ne njerin prej rasteve fut ne xhepin e leprit tend plot 100 milion euro deklaroi me tej deputeti i Partise Demokratike Gjergji Papa.