E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takohet me nje grup deputetesh te Bundestagut gjerman

Kryetarja e Kuvendit priti sot nje grup te deputeteve te Bundestagut gjerman te shoqeruar nga ambasadorja e Gjermanise ne vendin tone Carola Muumlller-Holtkemper.

Kryetarja e Kuvendit duke i uruar mireseardhjen deputeteve gjermane ne Kuvendin e Shqiperise shprehu konsideratat me te mira per mbeshtetjen qe Gjermania i ka dhene Shqiperise gjate ketyre viteve ne zhvillimin e proceseve demokratike dhe reformave per integrimin evropian.

Roli i Gjermanise ka qene thelbesor dhe ne krijimin e shtetit te Kosoves dhe ne njohjen nderkombetare te pavaresise se saj- u shpreh Kryetarja e Kuvendit duke theksuar se fale ketij qendrimi Gjermania ka meritat e saj te vecanta ne stabilitetin dhe paqen ne rrajon.

Nga ana e tyre deputetet gjermane vleresuan progresin dhe arritjet e medha qe Shqiperia ka bere vitet e fundit duke vecuar suksesin e reformave per liberalizimin e vizave. Deputetet e Bundestagut vleresuan kryesisht rolin e Kryetares se Kuvendit dhe perpjekjet e Parlamentit ne hapat e medha qe po ndermerr Shqiperia ne integrimin evropian.

Ne kete pike deputetet gjermane siguruan Kryetaren e Kuvendit per mbeshtetjen e plote dhe gadishmerine qe Bundestagu gjerman do ti jape Shqiperise me mjetet ligjore dhe shkembimin e eksperiencave kur te nisin negociatat me BE pas liberalizimit te vizave.

Kryetarja e Kuvendit tha gjithashtu se Shqiperia e konsideron Gjermanine nje aleate te pazevendesueshme ne rrugetimin e saj per anetaresimin ne BE.

Deputetet gjermane i cilesuan thelbesore forcimin e maredhenieve mes dy parlamenteve maredhenie tashme te kthyera ne tradite ne funksion te integrimit te shpejte evropian te Shqiperise. Ata theksuan rendesine qe duhet te kete bashkepunimi mes pozites dhe opozites per miratimin e reformave kyc ne plotesimin e standarteve evropiane. topalli 21

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›