E Diel, 1 Nëntor 2026

Prej 4 muajsh ka kaluar afati kushtetues i emerimit te kryetarit te Gjykates Kushtetuese

21-09-2010 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit akuzon Presidentin e Republikes se po mban peng emerimin e kreut te Kushtetueses

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i eshte referuar dje shkeljes se Kushtetutes nga Presidenti i Republikes i cili prej 4 muajsh nga afati ligjor ska emeruar kreun e ketij institucioni te rendesishem. Gjate konferences se perbashket per shtyp me baroneshen e Britanise se Madhe Helene Hayman Topalli tha se mazhoranca ka pritur ne cdo moment propozimet e Topi per te mbledhur me pas ne nje seance te posacme parlamentin por asgje nga institucioni i Presidentit nuk eshte adresuar drejt Parlamentit duke mbajtur pezull keshtu funksionimin e Gjykates Kushtetuese.
Sic e dini ju prej 4 muajsh ka kaluar afati kushtetues i kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Deri tani nuk ka ardhur asnje propozim. Mazhoranca eshte shprehur e gatshme per tu mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme parlamentin nese do te vinte emri i kryetarit te Gjykates Kushtetuese u shpreh kryetarja e Kuvendit.
Ajo kujtoi se propozimet per anetare te Kushtetueses do ti nenshtrohen procedurave te rregullores se re te parlamentit per te bere transparencen e figures se tyre.
Nderkohe emra te tjere kane kaluar ne komisionin e ligjeve ku do te veprohet sipas procedures se re e cila ka dhene nje progres te jashtezakonshem per te bere transparencen dhe per te bere nje skaner te te gjithe emrave me te gjithe historine me te gjitha vendimet rreth tyre deklaroi kryeparlamentarja Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›