Rama në Fier: Protestë e madhe më 15 mars, në përvjetorin e Gërdecit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi në Fier, në një tubim se protestat do të vijojnë. Ai paralajmëroi një protestë të madhe më 15 mars, në trevjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Në takimin e Fierit, Rama ka mirëpritur në PS djalin e Faik Myrtajt, njërit nga katër protestuesit e vrarë më 21 janar.