Deputetët, grafik për protestat
Deputetët e Partisë Socialiste janë angazhuar të gjithë për të organizuar protestat në kuadër të aksionit opozitar. Secili nga ligjvënësit e selisë rozë është përfshirë në një grafik pune për realizimin e të cilit duhet edhe të japin llogari. Burimet sqaruan se protestat janë parashikuar të jenë të natyrave të ndryshme dhe të madhësive të ndryshme. Konkretisht do të punohet për afrimin e të gjitha kategorive sociale në reagimin popullor përballë qeverisë “Berisha”. Kërkesa parësore është ajo për hapjen e kutive të votimit dhe transparencën e zgjedhjeve parlamentare. Përtej kësaj do të shtohet një objekt i protestës që ka të bëjë me kategorinë e shoqërisë, p.sh. minatorët, biznesin, pensionistët, studentët etj. Protesta të tilla lokale janë parashikuar të bëhen në komuna dhe qytete të ndryshme të vendit. Përmbyllja e tyre do të jetë tubimi madhështor i Partisë Socialiste në sheshin “Skënderbej”. Pas kësaj etape është parashikuar që protestat të vazhdojnë, por do të duhet të sqarohet më tej forma e reagimit.
#