Rebelimi i KSHC-së, pas letrës së Topallit
Zanafilla e përplasjeve brenda KSHC-së nisi me largimin e kryetarit Roland Përmeti dhe zgjedhjen me tri vota pro të Saimir Manit. Në kushtet e kontestimit të dy anëtarëve (që munguan në votim) dhe pas ankesave të tyre, Kryetarja e Kuvendi pa të arsyeshme mosnjohjen si kryetar të Manit, por caktimin drejtimit nga Mimoza Hysenaj, që mbante postin e nënkryetares. Ndërhyrja e Kryetares së Parlamentit më 8 gusht të vitit 2007, duke e caktuar vetë se kush do ta drejtonte KSHC-në, krijoi më pas problemet e shumta, të cilat u akumuluan dhe që “shpërthyen” në ditët e sotme. Aktualisht anëtarët e KSHC-së vijnë nga dy propozimet e Kryeministrit, Kosntandin Kazanxhi dhe Mimoza Hysenaj, një të KLSH-së për Saimir Manin dhe dy të pushtetit vendor për Shahim Bistron dhe Vera Shtjefni (që është larguar nga detyra pas zgjedhjes si anëtare e KQZ-së).
#