E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 rritja globale modeste dhe e pasigurt

Ritmi i rritjes ekononomike globale do të mbetet gjatë këtij viti i moderuar dhe i pasigurt. Kështu lexohet në dokumentin final të takimit të ministrave të financave dhe bankierëve qëndrore në samititn e G20 në Uashington. Veprimet e fundit politike kanë reduktuar kërcënimet e menjëhershme që vijnë nga kriza e Eurozonës, por rreziqet mbeten ende të mëdha nga mundësia e një rikthimi të tensioneve në eurozonë dhe cmimeve të larta të naftës.
Ritmet e rritjes globale mbeten modeste dhe të pasigurta me një impakt negativ mbi rritjen në shumë vende emergjente dhe në vendet në zhvillim. Sipas dokumentit final të G20 shprehet besimi se aksionet globale përmes politikave të përbashkëta dhe koherente situata do të ndryshojë. Ftojmë ekonomitë e avancuara të ndjekin ndërhyrjet për të rikthyer stabilitetin dhe të aktivizojnë programe të besueshme e të qëndrueshme  të korrigjimit të bilanceve sikundër janë të nevojshme forcimi i besimit mbi qëndrueshmërinë e borxhit, reformat strukturore dhe politikat makroekonomike të favorshme për rritjen globale, thuhet nga raporti i G20-ës.
Gjithashtu kërkohet një monitorim i kapitalit nga ana e bankave të Eurozonës për të siguruar se nuk do të ketë një impakt negativ mbi disponibilitetin e financimeve edhe për tregtinë dhe infrastrukturën. Më tej në raportin final të financierëve dhe guvernatorëve qëndrorë të vendeve të G20 thuhet se ata do të angazhohen më shumë mbi krijimin e vendeve të reja të punës si dhe hapjen e rrjeteve të sigurisë sociale që mbrojnë të varfërit dhe personat në vështirësi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›