E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet për organizatorët e 21 janarit shtyhen edhe për tre muaj

Share

100 protestuesit e pyetur nga policia: Nuk kemi marrë urdhër për të qëlluar drejt kryeministrisë

Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të shtyjë edhe për tre muaj hetimet për organizatorët e protestës së 21 janarit. Ky vendim i është komunikuar deputetit socialist, Besnik Bare, i cili po hetohet bashkë me kolegët Taulant Balla dhe Tom Doshi. Mësohet se arsyeja e shtyrjes së hetimeve është fakti se duhen pyetur dhjetëra dëshmitarë. Burime pranë prokurorisë thonë megjithatë se nuk ka asnjë provë që të implikojë deputetët. Disa protestues do merren në pyetje, edhe pse Policia e Tiranës ka përgatitur një relacion ku thotë se 100 protestues të marrë në pyetje për këtë çështje kanë deklaruar se nuk kanë marrë një urdhër për të qëlluar drejt kryeministrisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›