E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët grevistë mbajnë fjalime në tubim

Deputetët grevistë folën nga çadrat ku po zhvillohet greva e urisë e opozitës. Sali Berisha po përpiqet të vërë shqiptarët kundër shqiptarëve. Në këtë grevë ne nuk jemi kundër demokratëve, por kundër qeverisë së Sali Berishës. Shqiptarë, mos bini pre e provokimeve, - u shpreh deputeti Ilir Beqja. Deputetët grevistë akuzuan qeverinë për organizimin e mitingjeve kundër opozitës, ndërsa nënvizuan se greva është rruga e vetme për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e çdo votuesi. Zonja Topalli e Bulku, ju nuk kuptoni dot që njeriu vepron edhe për ideale, - u shpreh deputetja Ligori në përgjigje të akuzave të mazhorancës ndaj kreut të PS-së për futjen në grevë të grave socialiste. Besnik Bare, duke folur nga ambientet e brendshme të grevës së instaluar përpara Kryeministrisë, deklaroi se Berisha abuzimin e mbulon me petkun e patriotizmit. Sipas Bares, Berisha kurrë nuk do të bëjë zgjidhje të ndershme nëse ne nuk kërkojmë sot standardet që u nevojiten zgjedhjeve, standardeve evropiane, - tha Bare. Ndërsa Ledi Shamku tha: Pas 120 orë urie mendoj se forca juaj është forca ime dhe uria ime është uria juaj. Sipas saj, kjo nuk është greva e parë ku merr pjesë. Unë edhe para 20 vitesh isha në grevë urie kur Jozefina nuk njihej fare, - theksoi Shamku, ndërsa falënderoi dhe kërkoi mbështetjen e protestuesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›