E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët letër krerëve

Tiranë (start)-Disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, rreth 12 të tillë i ka dërguar një letër krerëve të shtetit shqiptarë dhe përfaqësisë diplomatike perëndimore të akredituar në Tiranë. Në dokumentin e firmosur prej deputetëve, kërkohet një zgjidhje për përfaqësimin e komisionerë si dheçështja e administrimit të votave. Letra i është dërguar Presidentit Bamir Topi, Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeministrit Sali Berisha, liderit të opozitës, Edi Rama dhe tre ambasadoreve kryesore të SHBA-s, OSBE-së dhe KE-së.Midis deputetëve firmëtar janë edhe deputetët grevistë, që më se një javë janë në ambientet e sallës së Parlamentit.

Deputetë firmosës mendojnë se komisionet e reja të numërimit të votave, duhet të jenë komisione civile. “Ju propozojmë që të bëjmë një depolitizim të plotë të gjithë komisioneve te administrimit te zgjedhjeve, duke zgjedhur gjithë anëtarët e tyre nga shoqëria dhe administrata civile, jo anëtar te forcave te ndryshme politike", shkruhet në letër.

"Ne propozojmë qe shteti mos te marre përsipër pagesën për këta komisionerë, por partitë të gjejnë vullnetare për t‘i përfaqësuar ato pa shpërblim"-thuhet më tej.

"Reforma zgjedhore dhe Kodi i ri Zgjedhor, i dale si produkt i bashkëpunimit të ngushtë midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, sjellin pengesa serioze në zhvillimin e demokracisë në vend, dhe realizimin e standardeve të kërkuara për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”-thuhet në letrën dërguar zyrtarëve të mësipërm.
Më tej shkruhet, se për herë të parë, shënohen hapa prapa në zgjedhje.

"Për herë të parë në historinë e Shqipërisë demokratike, komisionet e administrimit të zgjedhjeve monopolizohen nga dy parti politike, dhe ndërtohen mbi kriteret e mbylljes dhe përjashtimit", nënvizojnë grevistët. Sipas tyre, kjo "reformë" i siguron kontrollin e gjithë procesit te administrimit të zgjedhjeve vetëm dy forcave politike, te cilat mbeten përgjegjëset e deformimit të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri.

Deputetët thonë më tej se kodi i propozuar përbën shkelje flagrante të Dokumentit të Kopenhagenit mbi Dimensionin Human dhe Rregullat e Konkurrimit Politik. Neni 7.6, i këtij dokumenti, i garanton te drejtën individëve apo partive politike për te konkurruar ne baze të një trajtimi të barabartë përpara ligjit dhe autoriteteve.

Ne kete menyre mendohet se te gjitha partite behen te barabarta para ligjit, pasi perberja politike e administrates zgjedhore kur mbetet si opsion nuk eshte aspak ceshtje teknike. Ne pamundesi per kete, grevistet propozojne t‘u jepet mundesi te gjitha partive parlamentare apo grupimeve te tyre ne koalicione zgjedhore te perfaqesohen ne menyre te barabarte ne komisionet e administrimit te votave dhe zgjedhjeve.

"Ne propozojme qe shteti mos te marre persiper pagesen per keta komisionere, por partite te gjejne vullnetare per t‘i perfaqesuar ato pa shperblim", perfundon letra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›