LSI: Dy zgjidhjet për të dalë nga kriza

Dy janë zgjidhjet që LSI propozon në ditën e 6-të greves së 10 deputetëve, ose komisione me teknicien ose komisione ku të gjithë partitë parlamentare të përfaqësohen. Ndërsa ka sulmuar kryeministrin Sali berisha për deklaraten e se premtes nga Brukseli.Sekretari përgjithshem i LSI-së Petrit Vasili ka theksuar se greva dhe protesta nuk do të përfundojnë derisa kërkesat e tyre të miratohen. Kundër deklarates së kryeministrit Sali Berisha ka reaguar edhe PDK e cila nëpermjet sekretarit të përgjithsehm Lazer Stani i ka kërkuar liderit të maxhorances të mos bëjë konsensus me PS për vjedhjen e votës. Një ditë më parë nga Brukseli kryeministri Sali Berisha ka përseritur se do të negociojë vetëm me partinë më të madhe të opozitës, më partinë socialiste për çeshtjen e kodit zgjedhor.