Medvedev shpreson marrëdhënie të mira me SHBA-të
Uashington(start)-Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev deklaroi për mediat se shpresonte që marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit do të përmirësoheshin me ardhjen në pushtet në janar të presidentit të ri Barak Obama. Duke folur në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Uashington, Medvedev shtoi se është i gatshëm të bisedojë për planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit mbrojtës antiraketorë në Poloni dhe Çeki.