E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: 6-të pikësh tenton të ndajë Kosovën

Partia Republikane gjatë një konference për shtyp kundërshtoi sot, kategorikisht përpjekjet e Beogradit për realizimin e planit prej gjashtë pikash që tenton ndarjen territoriale të Kosovës. "Përpjekjet për të shkëputur nga qeverisja e Prishtinës, policinë, doganat dhe gjyqësorin në territoret kosovare të pretenduara nga serbet, përbën një rrezik të madh për të ardhmen e Kosovës dhe të pavarësisë së saj," thuhet në deklaratën e PR-së. Nënkryetari i Partisë Republikane Aleksandër Garuli tha se, '' Ky është një plan absurd që u jep të drejten 5 % të popullsisë së Kosovës që janë serbë, të krijojnë shtet brenda shtetit me struktura paralele. Kjo është një përpjekje për të krijuar "Serbska Republika" në Mitrovicë, por edhe në brendësi të Kosovës.'' Ai shtoi më tej se '' Realizimi i këtij plani do të destabilizonte në mënyrë të rrezikshme jo vetëm Kosovën, por edhe tërë rajonin. Pavarësia e Kosovës dhe tërësia territoriale e saj tashmë janë të pakthyeshme.'' Garuli theksoi mbështejen e Partisë Republikane shqiptare në qëndrimet e drejta të përfaqësuesve të shtetit kosovar dhe njekohësisht shpreh bindjen se i gjithë spektri politik shqiptar, si pozita ashtu edhe opozita në çdo rrethanë të mundshme, do të mbështesin çështjen e drejtë të tërësisë territoriale të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›