Lipjan, kanosje për pronën

Si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dy meshkuj kanë kanosur njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Puturovc të Lipjanit.
Policia gjatë bastisjes në shtëpitë tyre ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.
Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/