E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët, profesioni dhe gradat që mbajnë

Në statistikat e Kuvendit, nga 140 ligjvënës, vetëm 18 prej tyre janë juristë e 29 ekonomistë

TIRANË- Përpara një fotografie të 140 parlamentarëve shqiptarë të kësaj legjislature, padyshim që gjëja e parë që të bie në sy është gjinia e tyre: 130 janë burra dhe vetëm 10 janë gra. Por përfaqësimi i grave në sallën e Kuvendit, apo premtimet për kuotë fikse dhe vende të garantuara, nuk është gjë e re. Në këtë fotografi “familjare” të deputetëve të majtë e të djathtë ka statistika sa interesante, aq edhe për të ardhur keq, sa i përketkualifikimit të tyre. Statistikat flasin vetë. Madje, kur ato renditen si në shkrimin e mëposhtëm, menjëherë të vijnë në mendje debatet me të nxehta politike të këtyre tre viteve, apo edhe kritikat e herëpashershme për nivelin e ligjvënësve shqiptarë.

Profesioni i deputetëve

Në kulmin e debateve të nxehta politike në vend, Kuvendi i Shqipërisë është arena kryesore e përplasjes së mendimeve. Kryefjalë është miratimi i ligjit, shkelja ose jo e Kushtetutës, apo edhe zbatimi i Rregullores. Dhe sipas statistikave, mes 140 ligjvënësve shqiptarë të kësaj legjislature, vetëm 18 prej tyre janë njohës të mirë të çështjeve ligjore, pasi vetëm kaq vijnë nga profesioni i juristit apo avokatit. Në këto tre vitet e fundit, vetë maxhoranca ka qenë në krizë njerëzish të kësaj fushe, për të emëruar individë në krye të Ministrisë së Drejtësisë, apo në krye të Komisionit kuvendor të Ligjeve, në rast të largimit, dorëheqjes, apo shkarkimit të drejtuesit paraardhës. Statistikat vijojnë të jenë interesante. Në Kuvend numërohen 29 deputetë që në profesion janë ekonomistë, 21 prej tyre inxhinierë, ndërsa 12 janë mjekë. Mes 140 parlamentarëve, numërohen edhe 21 pedagogë apo mësues të fushave të ndryshme të dijes. Dy deputetë vijnë nga Shkencat Politike dhe po kaq nga Shkencat Sociale. Në këtë legjislaturë, Kuvendi ka 1 arkeolog, 3 filologë, 3 shkrimtarë dhe artistë. Po ashtu, 8 deputetë janë ulur në sallën e Parlamentit pas një ushtrimit të profesionit të gazetarit, 1 është biolog, 4 agronomë, 2 zooteknikë dhe 3 parlamentarë vijnë nga fusha e biznesit. Po ashtu, 10 ligjvënësit e tjerë që plotësojnë numrin 140, kanë qenë ushtarakë

Tituj, grada e mosha

Nëse do t’i referohemi shifrave mund të thuhet me plot gojën se titujt, gradat ushtarake, apo masterat nuk janë prioritet i parlamentarëve shqiptarë të kësaj legjislature. Nga 140 deputetë, vetëm 42 prej tyre numërohen të kenë tituj shkencorë dhe grada. Titullin “Profesor Doktor” e gëzojnë vetëm 13 ligjvënës, 10 kanë titullin “Doktor”, ndërsa një tjetër është “Profesor i Associuar, Doktor”. Tre vjet nga fillimi i kësaj legjislature, 11 deputetë kanë mbaruar Master, ndërsa 4 të tjerë janë kandidatë. Mes 140 deputetëve shqiptarë, ka vetëm 1 Magjistër, një deputet me gradën “Gjeneral” dhe një tjetër me gradën “Kolonel”.

Kuvend, 72 deputetë të zgjedhur për herë të parë

TIRANË- Në skanerin e 140 parlamentarëve shqiptarë, interesante është edhe jetëgjatësia e secilit prej tyre si përfaqësues të popullit. Aktualisht, vetëm një deputet përfaqësohet për herë të gjashtë në sallën e Parlamentit, e përkthyer kjo në mbi 20 vite jetë parlamentare. Në 5 legjislatura, janë zgjedhur 12 prej tyre, ndërsa në 4 legjislatura, 11 deputetë. Po ashtu, në 12 vitet e fundit, në Kuvendin e Shqipërisë kanë qenë 23 deputetë nga përbërja aktuale, ndërsa 21 kanë mandatin e dytë. Ndërkaq, në këtë legjislaturë, maxhorancën prej 72 deputetë e përbëjnë ata që ndodhen për herë të parë si të zgjedhur të popullit.

Mosha e parlamentarëve është një tjetër statistikë, ku mosha varion nga mbi 20 vjeç e deri në 71. Vetëm një deputet është nën 30 vjeç. Nga31 deri 40 vjeç, numërohen40 deputetë, mes 41 dhe 51 vjeç janë 54 ligjvënës,51 deri60 vjeç, ka 39 deputetë, ndërsa61 deri 71 vjeç, janë 6 parlamentare.

Deputetë

Burra 130

Gra 10

Deputetët sipas profesioneve:

Juristë/ avokatë18 deputetë

Ekonomistë 29 deputetë

Inxhinierë21 deputetë

Mjekë 12 deputetë

Pedagogë/mësues21 deputetë

Shkenca Politike 2 deputetë

Shkenca Sociale 2 deputetë

Filologë3 deputetë

Arkeologë1 deputet

Profesione të lira 3 deputetë

Gazetarë 8 deputetë

Biologë 1 deputet

Agronomë4 deputetë

Ushtarakë10 deputetë

Zooteknikë2 deputetë

Biznesmenë 3 deputetë

Titujt

Profesor Doktor 13 deputetë

Prof i Assoc.Doktor 1 deputet

Doktor 10 deputetë

Master 11 deputetë

Kandidat/Master 4 deputetë

Magjistër1 deputet

Gjeneral 1 deputet

Kolonel 1 deputet

Deputetët sipas grupmoshave:

21 deri 30 vjeç1 deputet

31 deri 40 40 deputetë

41 deri51 54 deputetë

51 deri60 39 deputetë

61 deri 71 6 deputetë

Deputetë të zgjedhur në legjislatura

Për të gjashtën herë1 deputet

Për të pestën herë12 deputetë

Për të katërtën herë11 deputetë

Për të tretën herë23 deputetë

Për të dytën herë 21 deputetë

Për të parën herë 72 deputetë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›