Nga Bulqiza vjen piskama...
Qeveri, piper e spec,Në Bulqizë tjetër GërdecSi ortek vjen ulërimaMos hiq valle mbi viktima!Moj gërdalla qeveriVarr masiv në galeriHobi yt ësht’ veç fitimiPërmbi ne, vello mjerimi.Gjith’ minierat kthyer n’ferrMajmu ti me barkun derrMinatorë fytyrë limoniEjani, që t’i shikoni...Loti djeg fort mineralinDhimbja përcëllon dhe malinNuk i ngroh, jo, rrezja e DiellitËshtë e murrme ngjyra e Qiellit.Lajm i zi, helm e farmak,Për çdo ditë, një shok më pak,E tillë dhimbje nuk është parëE morët Bulqizën zvarrë!Qeveri, moj fishkëllimë,Në çdo derë, fëmijë jetimëBaballarët ua moreTi që trumbeton fitore!Ata vdesin, ti veç qesh,Me turinjtë vesh më veshSipas jush, kemi suksese,Po ku janë moj zonjë perverse?!Pispillosur shik-firmatoThoni: “Po gëzojmë për NATO”...Bulqiza në grop` të varritJu të hurit dhe të litarit!...