E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia hipnotizon çekët, vazhdon më tej...

 Portugalia humbet 2-0 me organizatorët, por kualifikohet. Në çerekfinalë janë edhe turqit, që përmbysin gjithçka

Portugalia dhe Turqia janë dy skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale në Grupin A. E para e kishte siguruar vendin e parë, pasi i kishte fituar dy ndeshjet e para dhe dje luante për statistika ndaj Zvicrës. Portugalia e Skolarit e ka humbur ndeshjen e tretë në grup, ndërsa Zvicra organizatore ka marrë 3 pikët e parë, falë dy golave të Hakan Jakinit në pjesën e dytë.

Ndeshja që pritej me më shumë interes ishte ajo mes Çekisë dhe Turqisë, pasi do të përcaktonte vendin e dytë, që në fund i ka takuar Turqisë së Fatih Terimit. Gjithçka ka ndodhur si në ëndërr për turqit, të cilët humbisnin 2-0 në minutën e 76-të, por në fund e kanë përmbysur rezultatin në 3-2. Të besuarit e Terimit kanë besuar deri në fund dhe dy golat e Nihatit kanë hedhur në tapet Çekinë, që e kishte kualifikimin në dorën e saj. Sulmuesi shtatlartë, Jan Koler, e kaloi Çekinë në avantazh në minutën e

34-t, kur goditi saktë me kokë dhe mposhti portierin turk. Jarosllav Plasil shënoi golin e dytë për Çekinë në minutën e 62-të, por vetëm pak minuta më pas, Arda Turan, rindezi shpresat e turqve për një barazim të mundshëm. Turqia mori frenat e lojës në dorë dhe sulmoi parreshtur, ndërsa çekët janë mundur të mbrohen. Sulmuesi i Vilarealit në kampionatin spanjoll, njëkohësisht edhe kapiteni i Turqisë, Nihat, përfitoi nga një gabim i portierit Çeh, në minutën e 87-të, dhe barazoi shifrat në 2-2. Dukej se fati i ekipit çerekfinalist do të vendosej nga 11-metërshat, por turqit janë treguar "të paduruar" dhe kanë shënuar golin e fitores pas 2 minutash. Pa dyshim që heroi i Turqisë ishte kapiteni Nihat, ndërsa portieri Demirel është ndëshkuar në minutat shtesë me karton të kuq, pasi goditi pa top Jan Kolerin. Kjo ndeshje dramatike është mbyllur me një fund të mrekullueshëm për Turqinë, që tani duhet të mendojë për Kroacinë, kundërshtarin e radhës në turin çerekfinal. Kurse Portugalia, që e kishte siguruar vendin e parë, do të mësojë sot emrin e kundërshtarit të saj, që me shumë mundësi do të jetë Gjermania, ose Polonia.

Grupi A

Zvicër – Çeki0-1

Portugali – Turqi2-0

Portugali – Çeki3-1

Turqi – Zvicër2-1

Zvicër – Portugali2-0

Çeki – Turqi2-3

Grupi B

Gjermani – Poloni2-0

Austri – Kroaci0-1

Kroaci – Gjermani2-1

Austri – Poloni1-1

Grupi C

Francë – Rumani0-0

Itali – Holandë0-3

Itali – Rumani1-1

Holandë – Francë4-1

Grupi D

Spanjë – Rusi4-1

Greqi – Suedi0-2

Spanjë – Suedi2-1

Greqi – Rusi0-1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›