Takim i BE-së pas JO-së irlandeze
Ministrat e jashtëm nga BE po mblidhen në Luksemburg për të diskutuar drejtimin e rrugës për BE pas hedhjes poshtë të traktatit të Lisbonës nga elektorati irlandez. Në mes shqetësimit dhe zhgënjimit, BE po përpiqet të gjejë përgjigje.
Pse referendumi erdhi me një përgjigje të pastër JO, çfarë ndryshimesh duhen bërë për të akomoduar shqetësimet e votuesve irlandezë dhe sa shpejt mund të mbahet atje një votim i dytë, nëse mund të mbahet.
Duke të dielën, kryeministri irlandez, Brian Cowen tha se nuk kishte zgjidhje të dukshme dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të Evropës të gjejë një.
Nëse nuk dalim me zgjidhje, tha ai, atëherë natyrisht traktati nuk mund të vazhdojë më tej.
Por Franca dhe Gjermania, dy shtetet me të mëdha të BE-së thonë se rruga e vetme për të dalë nga kriza është që të vazhdojë ratifikimi.