Luftërat “e heshtura” të Lazaratit
03/05/2010 REPORTAZH / Pamje ndryshe për të huajt, premtuese për vendësit. Rrëfim nga sytë e një gazetareje
Lazaratasit heqin dorë nga kultivimi i hashashit: Shumë sëmundje dhe vdekje në fshat
LAZARAT – Para disa ditës, gazetarja holandeze e të përditshme “Trouw”, Anke Truijen, vizitoi Lazaratin (Gjirokastër), fshatin e shumëdiskutuar të Gjirokastrës. Ajo kishte ardhur për plantacionet që, sipas saj, ishin plotë me bimë narkotike. Në fakt, Truijen, që vjen për herë të parë, gjeti një mjedis krejt tjetër. “Lazaratin e kam njohur nëpërmjet masmedias, si fshat problematik. Të them të drejtën kam ngelur e habitur nga bujaria e tyre”, shprehet Truijen.
Truijen thotë se qëndroj në Lazarat mbi 3 orë, takoj kryetarin e komunës, bashkëbisedoi me disa banorë, foli me 3 punonjës policie në qendër të fshatit dhe në fund shijoj një gotë rakie lazaratase. “Këtu banorët nuk janë dhe aq armiqësorë sa thuhet. Të respektojnë dhe të ftojnë në shtëpinë e tyre”, tregon Truijen. A. Skëndo nga Lazarati, 55 vjeç, babai i katër fëmijëve, ish-baxhoxhi që sot merret me nxjerrje guri, tregon me sinqeritet fillimet e kultivimit të bimës narkotike.
Sëmundjet dhe vdekjet
“Para një dhjetë vjetësh, lazaratasit e kultivuan bimën pa e ditur se çfarë po bënin. Nuk ia kishin idenë. Fitimet ishin të mjaftueshme, por jo të kënaqshme, siç thuhet. Situata ekonomike gjatë qeverisje 8-vjeçare të socialistëve u rëndua shumë dhe banorët ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën për të mbrojtur prodhimet e tyre, sidomos gjatë sezonit të vjeljes”, rrëfen Skëndo.
Skëndo thotë se këtë vit kanë ndryshuar, shteti po vepron me forcën e ligjit dhe pothuajse të gjitha autobote me ujë janë bllokuar nga policia e Gjirokastrës.
“Jemi lodhur me këtë histori të shëmtuar. Fëmijët po rriten të shkurtër. Gratë vetëm sëmuren dhe brezi i ri po edukohet keq”, thotë Skëndi. Afro dy javë më parë, një vogëlushe nga Lazarati humbi jetën në spitalin civil. Mjekët u përpoqën të bënin gjithçka për të shpëtuar jetën, por ilaçet nuk i bënin derman. “Të gjitha këto të këqija kanë ardhur nga ndotja e mjedisit. Bima narkotike mban një erë të rëndë, e dëmshme për trupin e njeriut”, shton ai. Skëndi thotë se sivjet asnjë banor nuk ka kultivuar bimë narkotike, për këtë ai është gati të vërë duart në zjarr. I këtij mendimi është edhe Dashnor Aliko, kryetari i komunës së Lazaratit prej tetë vjetësh.
Ai thotë se komuna që shtrihet në malin e Gjerë, ka një sipërfaqe prej 41 mijë hektarësh dhe 5200 banorë. “Kemi dëgjuar se Lazarati i ngjan Sicilisë (Itali). Neve jemi munduar që Lazarati ta bëjmë si Las Vegas (SHBA)”, shprehet me humor Aliko, duke përdorur për krahasim zonën italiane për veprimtarinë e mafies dhe shkëlqimin amerikan të Las Vegasit.
Ligji
Aliko tregon se gjatë këtij viti është krijuar një grup pune, të ndara sipas lagjeve. Grupi kryesohet nga kryeplaku, një anëtar këshilli, një punonjës nga administratën shtetërore dhe dy pjesëtarë nga policia e shtetit. “Do të bëhet kontroll cep më cep. Në qoftë se identifikohet lënda narkotike përgjegjësi do të mbajë i gjithë grupi. Këtë e them me përgjegjësi”, thotë Aliko. Sipas tij, personi që disponon lëndë narkotike do të përballet me ligjin. “Lazaratasit nuk janë përdorues të lëndës narkotike”, siguron Aliko. Ky i fundit thekson se mbështetja e tij si kryetar komune është rritur, pasi ka mbështetjen e njerëzve të ndershëm dhe intelektualët. “Unë e njoh nga afër komunitetit dhe mendoj se të gjitha ato që janë thënë në media nuk janë të vërteta. Neve kemi kusuret tona, por jo ajo ngarkesë që i bëhet komunitetit tim. Komuniteti ka nevojë për zbatim ligji”, shton ai. Aliko pohon se jo të gjithë besojnë tek ligji. Ku një shumicë e kundërshton një ligj, do të thotë që ajo nuk është e mirë. Por ku një ligj e respekton mazhoranca, kjo do të thotë që është e mirë.
“Lazarati e respekton ligjin dhe mundohemi të imponojmë pakicën”, thotë Aliko, duke nënvizuar se “ne shikojmë seriozitetin e qeverisë dhe jo presionin. Ligji ka nisur të veproj në Lazarat”.
Aliko thotë se në 2003-‘04 është kultivuar shumë kanabis, por çdo vit ka ulje me 20%.
“Tani jemi tek pika e penalltisë për të përcaktuar fitoren. O fitojmë ne ose pjesa tjetër. Të them të drejtën na vjen mirë të fitojmë neve”, pohon Aliko. Ku jam mandatuar si kryetar i komunës, kujton Aliko, kam gjetur një terren shumë të vështirë. Komuniteti ishte larg policisë. Ka pasur disa raste, në të cilat policia nuk është treguar profesionale në aksionet që ka kryer në Lazarat. Jam munduar shumë për të kthyer Lazaratin tek ligji.
Ai e konkretizon këtë deklaratë duke përmendur vitin 1999, ku policia e atëhershme favorizonte kontrabandën, hynë në Lazarat forcërisht dhe u përleshën me armë, 7 speciale të RENEA-s u plagosën. “Në vitin 2003, ku policia u fut në Lazarat, merr “peng” 30 çunak, i torturon në mënyrën më të keqe të mundshme dhe në fund të gjithë të dolën pa precendentë penale. Këto ishin disa nga raste që humbën besimin komunitet-polici. ǒtregon vitrinat ka magazina”, thotë Aliko,
Aliko tregon se Lazarati është qendër patriotike në jug të vendit. Kemi pasur 3 luftëra të heshtura, një luftë nga komunistët, një nga antishqiptarët dhe një luftë nga persona që e kanë pasur Lazaratit inat, prapë kemi mbijetuar. “Tani po ecim përpara”, përfundon Aliko.
Policia
Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, pohon se prej katër vjetësh policia e shtetit po ushtron forcën e ligjit për të minimizuar deri në zero kultivimin e bimëve narkotike. “Sot nuk është problem që policia të patrullojë në çdo cep të Lazaratit. Plani për të luftuar bimën e paligjshme është ndarë në tre faza: komunikim, identifikim dhe goditje”, shprehet Mullai. Sipas tij, policia e Gjirokastrës ka nisur të zbatojë në terren fazën e parë. Prej 10 ditësh patrullat e përgjithshme ushtrojnë kontroll në të gjithë territorin e komunës së Lazaratit me tre turne, deri tani asnjë incident. “Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Strategjia e policisë së shtetit është të vendosim rendin edhe në komunën e Lazaratit”, pohon Mullai.