E Martë, 3 Nëntor 2026

Deputeti Dashnor Sula shpjegoi për mediat simbolikën që përcjellë në Parlament: Aksioni opozitar, përtej interesave personale

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula shpjegoi për mediat simbolikën e zgjedhur në nisjen e seancën plenare. I veshur me uniformë mjekësh me mbishkrim ‘sterilizimi’ dhe në duar mbante një tufë me qepë dhe mbante një pankartë ku shkruhej ‘AZHBR” . Duke folur për median, ai tha se ky është aksioni opozitar dhe nuk është për interesave personale. 

“Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se opozita ka që nga data 5 tetor, po mbushen dy muaj, që proteston. Ka një aksion opozitar, përsa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, që kjo mazhorancën i pengon me forcën e kartonit. Kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar mazhorancën se aksioni ynë, i opozitës, nuk është për interesa personale. Kushdo që ta bëjë pis këtë aksion. Aksioni ynë ka nisur nga data 5 tetor dhe do të vazhdojë deri sa të vihet në vend e drejta jonë kushtetuese.”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›