Sot seanca për imunitetin e Berishës/ Tensione në Kuvend, opozita përmbys karriget para foltores

Ende pa nisur seanca plenare në Kuvend, ku do të votohet mbi autorizimin për arrestimit e ish-kryeministrit Sali Berisha, opozita ka vijuar me të njëjtin skenar për të mos lejuar mbajtjen e saj.
Garda e Republikës është rreshtuar para foltores për të shmangur incidente, ndërsa ky veprim i tyre nuk është pritur mirë nga deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Flamur Noka përmbysi karriget në sallë, ndërsa Gazment Bardhi u përplas me gardën duke kërkuar që të kalonte.
Ndërkohë të tjerë deputetë mbështetës të Berishës janë mbledhur para godinë së Parlamentit, ku ka nisur protesta që po ashtu po shoqërohet nga tensione.
/rtsh.al/