Deputeti Paturi: Une e godita gjyqtarin Guce
Dhuna qe perfshiu kategorite inferiore, dhe me sakte kategorine e dyte, ne takimin Iliria-Albpetroli, ka pasur nje personazh VIP dhe me sakte deputetin e zones Hajrullah Paturi, i cili dje ka pranuar se ka goditur gjyqtarin Shkelqim Guce, pasi, sipas tij, nuk ka gjykuar aspak ne menyre te ndershme, duke luajtur me ndjenjat e te gjitheve ne stadium. "E verteta eshte se e godita une gjyqtarin Guce. Asnje lojtar i Albpetrolit nuk eshte goditur, madje jemi ndare si miq me njeri-tjetrin". Me pas, ai shpjegon arsyet e gjestit te turpshem ndaj arbitrit. "Gjyqtari Guce u tall me te gjithe ne ne stadium. Nervozoi lojtaret e Ilirise dhe luajti me ndjenjat e tifozeve ne stadium. Eshte e papranueshme qe nje gjyqtar, i cili i ka xhepat e ndyre e te zinj te beje c'te doje me nje qytet te tere", ka perfunduar deklaraten e tij deputeti Hajrullah Paturi. Arbitri Guce dhe asistentet e tij jane shoqeruar nga forcat e policise jashte Fushe-Krujes.