E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekleston: Mozlei? Mbase nje shaka

"Mbase ishte vetem nje shaka. Nese do te me thoshte dicka te tille pa me treguar provat, do ta kisha te veshtire t'i besoja". Berni Ekleston, padroni i F.1, komenton keshtu videon e shperndare te dielen nga e tabloidi "News of the World" qe e ka kapur Maks Mozlein, numrin 1 te FIA-s, ne nje orgji sadomaso me sfond nazist me 5 prostituta te paguara 2500 sterlina. "E njoh prej shume kohesh", thote Ekleston per "Times" pa e fshehur habine e tij. "Edhe nese eshte gjithcka e vertete, vazhdon duke qendruar pjeserisht skeptik, ajo qe ndodh ne jeten private u takon vetem njerezve. Nuk mendoj se kjo nderhyn ne sport. Duke njohur Maksin, mund te them se kjo eshte me shume nje shaka sesa nje ofendim per boten hebraike". Nderkohe, me sa tregon "Times", jane te shumte ata qe kerkojne doreheqjen e presidentit te FIA-s. Me fjale te zjarrta si "i semure dhe depresiv", e ka percaktuar Karen Polok, drejtor ekzekutiv i "Holocaust International Trust", ndersa ka edhe nga ata qe kujtojne se Mozlei eshte djali i Ser Osvald, krijues dhe lider i Unionit Britanik Fashist, mik i Adolf Hitlerit. "Nuk e kuptoj se si mund te vazhdoje detyren e tij", ka komentuar Stirling Mos, ish-pilot kampion i botes, babai i te cilit ishte hebre. "E gjithe kjo eshte nje fyerje per miliona viktima, te mbijetuarve dhe familjeve te tyre", ka thene Stefan Smith, drejtori i "Olocauste Centre". "Duhet te kerkoje falje dhe te jape doreheqjen".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›