E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti Shalsi gjobitet me 10 milionë lekë

Gjykata e Tiranës ka vendosur që deputeti Eduard Shalsi të dëmshpërblejë deputeten Vokshi me 10 milionë lekë për shpifje.

Kohë më parë, me të njëjtën shumë u dënua edhe deputetja tjetër e PS-së, Ermonela Felaj, për të njëjtën akuzë ndaj Vokshit. Procesi gjyqësor midis deputetes demokrate dhe atij socialist përfundoi pas 11 seancash gjyqësore.

Në përfundim, Gjykata ka vendosur që deputeti Shalsi t’i paguaj 1 milion lek të reja koleges Vokshi, pasi ai ka përhapur fakte të pavërteta, duke e cenuar atë në nderin dhe dinjitetin. Padia ndaj Shalsit është bërë në shtator të vitit të shkuar. /Start/

                                                                                             2011-07-16 15:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›