E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes arreston autorin e vrasjes te Petro Nini

Policia e Kryeqytetit arrestoi në krye të 10 orëve autorin e vrasjes së Aleksandër Koliçi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të premtes, në rrugën “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë.

Autor i vrasjes është një nga shokët e viktimës, Bledar Balliu, i cili në vitin 2006, u arrestua me Koliçin si bashkëpunëtor në trafikun e kokainës nga kontinenti Amerikan.

Shkak për vrasjes sipas burimeve konsiderohet hakmarrja e Balliut për dëshminë që ka dhënë pas arrestimit Koliçi.

Ishin 7 të pandehurit e dosjes Poter Al, të cilët thuajse janë liruar të gjithë edhe pse akuzoheshin për trafik ndërkombëtar droge.

Të pandehurit akuzoheshin pasi gjatë përgjimeve të kryera në vitet 2003-2004, rezultuan të implikuar në trafikun e drogave të rënda.

Arrestimet u kryen në dy dosje të ndara në fundvitin 2005 dhe fillim vitin 2006. Dosjet u bashkuan në gjykimin në gjykatën e krimeve të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›