E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili behet gati per cerekfinalen e Kupes se Amerikes ndaj Paraguajit

Brazili synon të fitojë për herë të tretë radhazi Kupën e Amerikës, por më parë duhet të kalojë pengesën Paraguaj në çerekfinale.

“Selesao” e nisi me dy barazimin veprimtarinë më të rendishme në Amerikën Latine, por e mbylli në vendin e parë Grupin B, pasi fitoi 4-2 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e fundit. Puna e madhe në fushën stërvitore dhe besimi te trajneri Mano Menezes janë arsye që I japin optimizëm Brazilit. “Periudha që kaluam me trajnerin Dunga ishte shumë e mirë, shpresojmë të edhe me Menezesin që ndodh e njëjta gjë.

Gjithsesicili prej nesh është I motivuar të jap maksimumin për të fituar një trofe,” – deklaroi Dagllas Maikon. Brazili ka fituar katër nga pesë edicionet e fundit të Kupës së Amerikës. Për ndeshjen ndaj Paraguajit është në dyshim prania e qendërmbrojtësit Tiago Silva, I cili vuan nga një shqetësim muskular. “Nuk e di si është gjendja e Tiagos, të shonim çfarë do të vendosë trajuneri, por ne jemi super të motivuar për të dhënë maksimumin.

Unë mendon se Menezes do të na udhëheq drejt fitores,” – tha sulmuesi Aleksandre Pato. Pato dhe Nejmar shënuan secili nga dy gola në fitoren ndaj Ekuadorit. Në çerekfinalet e tjera të Kupës së Amerikës, Argjentina vendase do të ndeshet me Uruguajit.Kolumbia vihet përballë Perusë, ndërsa Kili sfidon Venezuelën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›