E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Sterkaj tradhton PD-ne rikthehet ne PS

Deputeti ka bere publike sot kalimin ne kampin tjeter gje qe nuk eshte hera e pare per te duke qene se para se te kalonte ne PD ai ka qene deputet i PS.

Sterkaj njihet si njeri prej deputeteve socialiste qe votoi per emerimin e Bamir Topit si president cka asaj kohe solli edhe largimin e tij nga selia roze. Me vone ne zgjedhjet e qershorit te vitit te shkuar Partia Demokratike e perfshiu ne listen e kandidateve te saj per deputete ne Qarkun e Shkodres cka e solli ate ne Parlament.

Pas largimit ai ka shpjeguar edhe arsyet e tij ku pika kryesore eshte korrupsioni i qeverise aktuale.

Vete Sterkaj ishte perfolur kohe me pare se kishte marre para per te dhene voten e tij pro Bamir Topit.

Me besnikeri te plote ndaj malesoreve te mi une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe sot eshte e keqja e Malesise dhe e gjithe Shqiperise u shpreh Sterkaj.

Per maxhorancen largimi i tij eshte nje vote me pak pra 74 kartona.

2010-09-30 1538

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›