E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama Berisha na futi ne krize

Nga Durresi kreu i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi kryeministrin se me votat e vjedhura ne 28 qershor po kerkon te grabise edhe Shqiperine.

Kriza ekonomike ka qene pika kryesore ne te cilen eshte ndalur lideri i opozites duke theksuar se kabineti aktual vec korrupsionit dhe konfliktit te interesit eshte i paafte per me teper sipas tij per te drejtuar vendin.

A e kuptoni se cfare niveli sharlatanizmi duhet per te arritur ne kete maje te tille te abuzimit me pushtetin me detyren te abuzimit me njerezit tha Rama.

Lideri i opozites nuk ka lene pa permendur edhe ate qe eshte kthyer ne ceshtje dite dhe per te cilen po perplasen ashper socialistet dhe demokratet problemin e kasave fiskale.

Pse nuk i rimburson drejtperdrejt nga buxheti i shtetit Se ato leke nuk ka ndermend tua ktheje me qytetareve por kerkon ti fuse ne llogarine e oborrit te pushtetit nga ky oborr qe kerkon te plackise Shqiperise. Per ne ka vetem nje rruge ate te rezistences dhe te protestes deri ne largimin e kesaj qeverie tha Rama.

Ne situaten kur kriza politike nuk po merr zgjidhje socialistet kane nisur turin e takimeve neper rrethe te cilat do te pasohen me pas sipas selise roze me protesta masive qe do te synojne rrezimin e qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›