E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat Bode Njerezit e Rames

Kasat fiskale kane vijuar te jene teme e nxehte e debatit politik ne Kuvend dhe jashte tij.

Ministri i Financave Ridvan Bode ka shpjeguar procedurat dhe afatet e procesit te vendosjes se kasave dhe deklaroi se emrat e kompanive qe po operojne ne treg sipas tij kane lidhje me kreret socialiste dhe jo me qeverine.

Por opozita permes deputetes Mimi Kodheli deklaroi se ministri nuk shpjegoi asnje kriter ndersa publikoi konkluzionet e hetimit te vete qeverise kohe me pare ku procesi cilesohej si me probleme.

Urdhri i Ministri te Financave nr. 48 date 5.8.2008 Per procedurat e Aplikimit dhe Autorizimit te Shoqerive te Autorizuara nuk ka percaktuar kritere te sakta dhe te qarta lidhur me kualifikimin apo skualifikimin e subjekteve pjesemarrese si dhe sasine e pikeve qe duhet te marre nje shoqeri per kualifikim. Urdhri rezulton te jete i manget duke lene hapesira per vleresime dhe kualifikime eventuale te operatoreve ekonomike jo korrekt dhe te pa kualifikuar. Ky fakt ka sjelle praktikisht si pasoje kualifikim te shoqerive qe nuk kane kapacitetet e mjaftueshme per kryerjen e ketij sherbimi. Se dyti ne konkluzionet e ketij raporti denoncohet qartesisht se shpallja fitues autorizimi dhe lidhja e kontrates me nje kompani qe ushtron aktivitetin ne Korce ka qene thellesisht e pa ligjshme haptazi ne kundershtim me vendimet e qeverise dhe me vete udhezimin e Ministri te Financave tha Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›