E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakesohet shumica Sterkaj ne opozite

Deputeti Paulin Sterkaj ka bere publik largimin e tij nga Partia Demokratike dhe mazhoranca aktuale qeverisese dhe rikthimin e tij ne opozite.

Permes nje deklarate zoti Sterkaj ka sqaruar te gjitha arsyet qe e cuan ne kete vendim te rendesishem. Sipas deputetit keqqeverisja e kabinetit aktual eshte pika kryesore qe ka ndikuar ne maturimin e kesaj levizje.

Pikat e tjera te cilat zoti Sterkaj e permend si mjaft te rendesishme dhe qe ka patur ndikim te madh jane sipas tij edhe faktet e publikuara nga opozita ne lidhje me korrupsionin dhe konfliktin e interesit ne qeveri.

Si pasoje e kesaj situate te cilen deputeti i Shkodres e quan te pakalueshme dhe aspak normale ai ka vendosur te rikthehet ne opozite si nje vendim natyral ne emer te qytetareve te tij.

Me besnikeri te plote ndaj malesoreve te mi une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe sot eshte e keqja e Malesise dhe e gjithe Shqiperise u shpreh Sterkaj.

Me largimin e zotit Sterkaj shumica tkurret ne 74 vota pa llogaritur ish-ministrin Dritan Prifti i cili pas largimit nga qeveria eshte nje numer i pasigurte ne shumicen aktuale qeverisese. Paulin Sterkaj mandatin e pare e ka siguruar nen siglen e Partise Socialiste ne qytetin e Shkodres me vitin 2005 me pas ne 2007 u perjashtua si pasoje e votes se dhene per zgjedhjen e presidentit te republikes Bamir Topi. Ne vitin 2009 zoti Sterkaj u zgjodh ne qarkun e Shkodres por kete here nen siglen e demokrateve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›