Anetaret e Kushtetueses apartamente te reja ne plazh dhe qytet
Anetaret e Gjykates Kushtetuese nuk kane ngurruar te blejne ose te porosisin apartamente te reja apo shtepi ne plazh gjate vitit 2010. Kjo behet e ditur ne deklaratat e pasurise qe ata i kane leshuar prape Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive per vitin qe lame pas. Gjyqtaret te cilet ne hierarkine e zyrtareve shqiptare mbajne nje pozicion te lakmueshem me nje mandat i cili shkon ne nente vjet pervec shumave te medha te depozituara neper banka pagave po keshtu te shumta si pedagog dhe konsulent kane menduar te shtojne edhe pasurine e tyre te paluajtshme pergjate 2010-s. Keshtu anetari i kesaj gjykate Admir Thanza pervec pages qe deklaron ne vleren e 2 milione e 500 mije lekeve ne nje vit si anetare i Gjykates Kushtetuese ka pakesuar nga te ardhurat e tij ne vitin e kaluar 27 mije euro per te paguar edhe kestin e fundit te apartamentit te tij. Po keshtu Thanza ka theksuar se bashkeshortja e tij fiton nje vit nje milion me shume se ai si rezultat i punes se saj si notere. Blerje apartamenti por ne bregdet ka paguar edhe anetarja e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj per vitin e kaluar. Keshtu ne deklaraten e saj Xhoxhaj thekson se ne 2010 ajo ka blere nje apartament te Gjiri i Lalezit ne Durres te cilin e ka paguar me nje vlere prej 5 milione e 100 mije lekesh. Nje tjeter anetare e kesaj gjykate Vitore Tusha ka porositur nje apartament per vitin 2010 te cilin nuk e identifikon si vendndodhje por duket se gjithashtu i perket Gjirit te Lalezit apartament ky i cili kap shumen e 59 mije eurove. Po keshtu Sokol Berberi nje tjeter anetar i kesaj gjykate deklaron se ka marre rreth 60.000 euro kredi per te blere nje apartament te ri dhe po keshtu per ta arreduar ate gjate vitit te shkuar. Ne vitin 2010 Berberi ka perfituar nje shume 3.400 euro nga te ardhurat e shitjes se nje pallati ku ai eshte bashkepronar i truallit ne Pogradec. Ai gjithashtu si te ardhura ka shenuar edhe qirane e nje apartamenti prej 2400 eurosh te cilat i ka perfituar pergjate nje vit. Nje kredi prej gjashte milione lekesh me destinacion blerje apartamenti e ka bere edhe gjyqtari tjeter i Kushtetueses Petrit Plloci. Me modest ne te ardhurat e tij duket kryetari aktual i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja i cili pervec deklarimit te pages gjate vitit te shkuar thekson se ka arritur tu shtoje llogarive te tij bankare edhe nje shume prej 6.000 eurosh. Nga ana tjeter Xhezair Zagonjori nje tjeter anetar i kesaj gjykate thekson se gjate vitit te kaluar i ka shtuar llogarise se tij bankare nje shume prej 8.000 eurosh.
Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te emeruar me nje mandat 9-vjecar pa te drejte riemerimi. Gjyqtaret kushtetues kane nje status te vecante dhe emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Nje e treta e perberjes perterihet cdo tre vjet. Gjyqtaret duhet te kene arsimin e larte juridik te kene kualifikim te larte e pervoje pune jo me pak se 15 vjet. Kryetari emerohet nga radhet e anetareve nga Presidenti i Republikes per 3 vjet me te drejte riemerimi. Gjyqtaret kushtetues gjithashtu gezojne imunitet. Ata nuk mund te ndiqen penalisht pa pelqimin e vete Gjykates Kushtetuese. Gjithashtu ata nuk mund te shkarkohen pervecse ne rastet e parashikuara nga Kushtetuta. Gjithashtu Funksioni i gjyqtarit kushtetues eshte i papajtueshem me cdo funksion tjeter publik ose veprimtari private.