Deputeti gjerman: Shqipëria e kaloi me sukses provën e zgjedhjeve
TIRANE- “Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, por për marrjen e statusit kandidat per ne BE do të shihen edhe aspekte të tjera”. Është kjo deklarata e deputetit gjerman Dr. Rolf Mützenich, njëherësh zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të Social Demokrateve. Ne nje interviste për DW, ai shprehet se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do te merret parasysh në shqyrtimin e BE-së në të ardhmen.
“Por ata që kaluan testin e pjekurisë ishin në radhë të parë zgjedhëset dhe zgjedhësit në Shqipëri”-ka thënë deputeti gjerman. Por I pyetur ne lidhje me mundësitë që Shqipëria të marrë statusin kandidat në vjeshtë, ai tha se zgjedhjet nuk mund të jenë i vetmi kriter.
“Ka edhe çështje të tjera, të cilat duhet të jenë në fokus, siç eshte krijimi I qeverise se re dhe nese ajo do të tregojë mirëkuptim për forcat e ndryshme dhe do të përpiqet për gjetjen e një koalicioni më të gjerë, duke përfshirë edhe opozitën në çështjet vendimtare për fatet e vendit”-shtoi deputeti gjerman.
Sipas tij, është e nevojshme përfshirja e të gjitha forcave në qeverisje dhe mbi te gjitha të arrihet një lloj pajtimi i qartë, që shoqëria të mos jetë e ndarë në dy grupe të papajtueshme me njëri-tjetrin.
(e.m/BalkanWeb)