Urdhri i Bodes, fiket 18 ditë info-sistemi financiar i Qeverisë
Nga data 12 deri 30 korrik 2013, qeveria nuk do të kryejë dot asnjë veprim financiar, për shkak të fikjes së sistemit kompjuterik që mundëson aktivitetin e financave në Republikën e Shqipërisë. Për këtë arsye Ministria e Financave ka urdhëruar krehjen e të gjitha veprimeve lidhur me pagat e punonjësve përpara kësaj periudhë, në mënyrë që të mos ketë asnjë ngërç në ekzekutimin e tyre. Nga ana tjetër, ministria gjithashtu urdhëron që pagesat domosdoshme të ISSH dhe ISKSH, si dhe ato të borxhit shtetëror, të ekzekutohen nga Banka e Shqipërisë me urdhër të ministrit të Financave.
Zëvendësimi i sistemit
Nëpërmjet një urdhëri që mban datën 5 maj 2013, ministri i Financave, Ridvan Bode vë në dijeni institucionet buxhetore se nga data 12 deri 30 korrik do të kryhet “procesi teknik i instalimit të versionit të ri të Sistemit Informatik Financiar të Qeverisë (SIPQ) kalimi nga versioni EBS11 në versionin EBSR12, sipas kontratës ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Kompanisë ‘Infosoft System shpk’ për menaxhimin e veprimtarisë financiare në kushtet e pamundësisë së përdorimit të SIFQ”. Më tej në urdhrin e Bodes specifikohet se për këtë periudhë SIFQ do të jetë i fikur dhe nuk do të kryhet asnjë proces në të. “Të Sigurohet ekzekutimi i të gjitha pagesave lidhur me pagat e punonjësve për muajin përkatës përpara se sistemi të fiket. Për periudhën në të cilën sistemi do të jetë fikur, ISSH dhe ISKSH nga Llogaria Unike e Thesarit (TSA) në llogaritë respektive në Bankën Qendrore BSH si dhe pagesat e borxhit, të ekzekutohen nga Banka Qendrore me urdhër të ministrit të Financave”, shkruhet në urdhrin e Bodes, ku theksohet se rakordimi i tyre do të bëhet manualisht menjëherë pas përfundimit të instalimit të programit të ri.
Të mos vihen gjoba
Ministria e Financave nënvizon në urdhër se të gjitha veprimet e tjera, siç janë kontabilizimi i të ardhurave buxhetore të arkëtuara nga sistemi bankar, regjistrimi i vlerave të prokurimeve, regjistrimi i kontratave, regjistrimi i urdhër-shërbimeve, ek-zekutimi i raporteve, proceset e rakordimet, si dhe çdo veprim tjetër, do të kryhen pasi SIPQ të rifillojë funksionimin. Njëhe-rësh Bode i kërkon administratës tatimore të mos aplikojë gjoba ndaj institucioneve shtetërore, të cilat për shkak të fikjes së SIPQ vonojnë ekzekutimin e pagesave sipas përcaktimeve ligjore. “Të mos aplikohen gjoba nga sistemi tatimor për shlyerjen e detyrimeve tatimore të institucioneve buxhetore për shkak të vonesave kohore në pagesën e këtyre detyrimeve për arsye të fikjes së SIPQ”, përcakton urdhëri i ministrit Ridvan Bode.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha premtoi para zgjedhjeve rritje pagash e pensionesh, nuk zbatohet projektdrafti i përgatitur