Deputeti gjerman Zgjedhjet test i suksesshem i Shqiperise

Deputeti gjerman, njëherësh zëdhënës për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate Gjermane Rolf Mutzenich, ka deklaruar se Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve. Në intervistën dhënë për Dojçe Vele, ai thotë se këto zgjedhje të cilat rezultuan me më pak parregullsi nga sa ishte shprehur frika fillimisht, do të merren parsysh në shqyrtimin e BE-së në të ardhmen. Sa i takon marrjes së statusit të vendit kandidat, Rolf Mutzenich thotë se zgjedhjet si të tilla nuk mund të jenë i vetmi kriter, pasi ka edhe çështje të tjera, të cilat duhet të jenë në fokus. Sipas tij, prioritare janë zhvillimi i politikave sociale dhe nëse qeveria e re do të tregojë mirëkuptim për forcat e ndryshme, duke përfshirë edhe opozitën në çështjet vendimtare për fatet e vendit.