E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Gara per kreun e PD-se nisi sot e hapur per cdo anetar

Pas kandidimit te Sokol Olldashit per postin e kryetarit te Partise demokratike vjen permes FB te kesaj partie edhe mesazhi, Sali Berishes, I cili thekson se kjo gare eshte e hapur per cdo anetar te partise demokratike.
Te enjten kryesia e PD do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht.
Ne mesazh thuhet se “Kjo nuk do te thote se jashte mbeshtetjes se kryesise se PD anetar apo anetare te PD mund te pengohen dhe nuk mund te konkurrojne per kryetar te Partise Demokratike. Dallimi i vetem eshte se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te kryesise se PD.

Me tej ne mesazh Berisha shkruan se nuk ka bere asnje rekomandim per person te vecante per zevendesimin e tij.
“Po keshtu me kryesine e PD vendosem qe ne zgjedhjen e kryetarit te ri pushteti te kaloje teresisht tek anetaret e PD dhe vota e tyre duke mos bere asnje rekomandim per asnje person te veçante por dhe duke mos penguar asnjeri te marre pjese ne kete gare. Prandaj ne respekt te pushtetit te votes se çdo anetari te PD kerkoj qe askush te mos perdore pushtetin partiak, publik administrativ qe ka ne mbeshtetje apo lobim te nje kandidati te veçante. Pra asnje drejtues ne asnje nivel partiak apo qeverises te mos prononcohet publikisht apo jo publikisht per shkak te postit qe ka ne mbeshtetje te nje kandidati te caktuar. Ne kete proces çdonjeri prej nesh ka vetem nje vote. Por çdo drejtues ne çdo nivel partiak apo ne qeverisje ka te drejte te loboje publikisht per kandidatin e preferuar ose te bashkohet me stafin e tij vetem pasi ai ose ajo te kete dhene doreheqjen nga funksioni partiak apo publik qeverises qe mban.”-thekson ne mesazh Berisha

Kreu i ri i PD, Olldashi i dorëzon kryesisë kërkesën si kandidaturë
Sokol Olldashi shpall kandidaturën për zgjedhjet që do të mbahen për kreun e ri të Partisë Demokratike. Ishte vetë Olldashi ai i cili bëri publik një vendim të tillë, përmes një deklarate për shtyp nga selia e Partisë Demokratike.

Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të institucioneve bazike te Partisë Demokratike dhe pas një takimi që kam zhvilluar dje me Kryetarin Sali Berisha, i jam drejtuar sot Kryesisë së Partisë me kërkesën për regjistrimin e kandidaturës për garën e shpallur për funksionin e Kryetarit të Partisë Demokratike, parti ku unë militoj prej 23 vjetësh”, u shpreh Olldashi.

Gjithashtu, në këtë dalje publike Olldashi dha dhe arsyet se përse zgjodhi të ishte pjesë e kësaj gare.

"Hyj në garë me dëshirën për të përfaqësuar militantët e partisë, antarët e Partisë Demokratike por edhe ata që janë pjesë e opozitës që kjo parti ka zhvilluar në vitet ’97-2005 dhe pjesë e arritjeve madhore të qeverisë së kësaj partie në vitet 2005 e deri më sot. Hyra në garë me vendosmërinë për të fituar përgjegjësinë e përfaqësimit të 100 mijë antarëve të Partisë Demokratike dhe me synimin për të rindërtuar themelet morale mbi të cilat bashkë me ta do të ngre opozitën sot për tu rikthyer shumicë nesër. Sepse besoj se proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe se shumica e shqiptarëve ende besojnë në moralin dhe me idenë për të çuar vendin përpara!", deklaroi ai.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›