E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet ne ere makina e ish nendrejtorit te Policise Bashkiake te Tiranes

Automjeti i ish nëndrejtorit të Policisë Bashkiake të Tiranës, Altin Zerani, është hedhur në erë pas mesnate duke u gdhirë dita e martë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslim Lela”, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, dhe pikërisht në trotuarin poshtë banesës ku kishte parkuar automjetin “Volkëagen Gol”, me ngjyrë blu dhe targa të Tiranës TR 4077 L.

Sipas policisë eksplozivi është vendosur poshtë mjetit, dhe shpërthimi ka shkatërruar thuajse plotësisht atë, si edhe ka thyer xhamat e lokalit përballë dhe dritaret e disa banesave.

Burimet policore thanë se janë duke u hetuar probleme personale të Zeranit, si edhe ato që mund të jenë akumuluar nga detyra e tij e mëhershme në Policinë Bashkiake të Tiranës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›