Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Berat Buzhala i PDK, kërcënohet në Facebook
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Berat Buzhala i PDK ka kundërshtuar fort me artikujt e tij protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Para protestës ka shkuar deri në banalitet përplasja e tij virtuale në Facebook me Fisnik Ismailin e Vetëvendosje.
Pas mesnate, deputeti Buzhala duke treguar se është kërcënuar me vdekje në Facebook, ka thënë se mund t’i paraburgos, duke qenë deputet, të gjithë ata që e kanë kërcënuar.
“Gjatë gjithë ditës sot prej djemve e çikave të reja në Facebook, për shkak të qëndrimeve të mija politike kam marrë "kërcënime" me vdekje. Nëse kisha dashur, për shkak të pozicionit tim, të gjithë ju që më keni kërcënuar së paku disa orë paraburgim ju kishin takuar. Nuk e bëj këtë se e di që nuk jeni serioz dhe nuk keni përgjegjësi për fjalët tuaja. Çka dua të them është se për fjalën e lirë, jo vetëm të deputetëve, me vdekje dënohen njerëzit vetëm ne Korenë Veriore, Iran dhe Kinë. Përndryshe, njerëzit arrestohen prej policisë kur thyejnë ligjin, kujtojini trazirat në Londër, dhe trazirat në Paris”, ka shkruar Buzhala në Facebook pas mesnate.
(ar.si/BalkanWeb)