E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Braçe: Zoti Thaçi, mos vrit njerëz si më 21 janar!

Pak orë pasi Hashim Thaçi sulmoi opozitën shqiptare duke thënë se nuk do të lejonte 21 Janarin e Tiranës në Kosovë, deputetë socialistë në Shqipëri përkrahin Vetëvendosjen dhe kritikojnë Policinë e Kosovës.

Deputeti Erion Braçe i ka përmendur datën 21 Janar kryeministrit të Kosovës, duke e lutur që të mos bëjë të njëjtën gjë në Kosovë.
“Zoti Thaçi! Mos vrit si në 21 Janar! Protestat janë e drejtë themelore! Përdorimi i armëve ndaj protestuesve s'është e drejtë shtetërore!”, ka shkruar në Twitter Braçe.

Edhe deputetë të tjerë të opozitës si Taulant Balla e Ditmir Bushati kanë ngritur paralele me 21 janarin e Tiranës duke e dënuar dhunën e policisë në Kosovë.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›