Reagimet e AAK dhe LDK ndaj dhunës në aksionin e Vetvendosje së ditës së djeshme
Prishtinë - Reagimet e dy prej forcave politike të Kosovës ndaj dhunës në aksionin e Vetvendosje së ditës së djeshme
AAK: Problemi nuk është Vetëvendosja, por Serbia
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se problemi nuk është tek Vetëvendosja, por tek strukturat paralele të Serbisë.
Ramadani ka folur për zhvillimet e djeshme në pikat kufitare dhe nuk është pajtuar me mënyrën e reagimit të Policisë së Kosovës.
"Personalisht mendoj se në Kosovë problemi nuk është Vetëvendosja por strukturat ilegale serbe. Nuk bën të rrihen brutalisht njerëzit kështu, pavarësisht mënyrës që kanë zgjedhur për të protestuar. Sepse mënyrën më të keqe e kanë zgjedhur serbët në veri, besoj këtë e dinë të gjithë", ka thënë Ramadani.
LDK:Nuk mund të dhunohet Nënkryetari i Kuvendit
Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija ka reaguar ndaj rrahjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në faqen e saj në Facebook.
"Policia e askush tjetër nuk mund të guxojë ta rrahë deputetin, Nënkryetarin e Kuvendit! Deputeti është zgjedhur me vota popullore, është dhunuar institucioni i Parlamentit, përfaqësuesi i popullit", ka shkruar Sahatqija.
(ar.si/BalkanWeb)