E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, takim me Ramën në selinë e PS-së

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi sot një takim në selinë rozë me deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka.

Takimi nuk ishte paralajmëruar nga zyrat përkatëse të shtypit, por në përfundim të bashkëbisedimit, deputeti i LSI-së, Koka, i është përgjigjur interesit të mediave mbi temën e takimit të cilësuar prej tij si miqësor.
Duke mos dhënë detaje mbi atë çka ka biseduar me kreun socialist, Koka tha për mediat se, “shkëmbyem me Ramën disa mendime mbi ecurinë e situatës paszgjedhore” si dhe konfirmoi se “grupi i punës PS-LSI, po punon për ndërtimin e strukturës së re qeverisëse”.

Takimit Rama-Koka, i parapriu takimi i djeshëm mes Ramës dhe Metës, në qendër të së cilit, mësohet të kenë qenë piketat e bashkëqeverisjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›