OKB: Kuvendi përgjoi telefonat e gazetarëve. Shqetësim, burgjet e romët
Gjenevë- Raportimet për sulmet ndaj gazetarëve dhe përpjekjet për të kufizuar lirinë e medias në Shqipëri kanë qenë edhe shqetësimi i Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, i cili u shpreh në seancën e sotme për Shqipërinë mbajtur në Gjenevë.
Shqipëria raportoi si edhe dje mbi të drejtat civile dhe politike në vend. Sipas tyre ka patur edhe raportime se Parlamenti është përpjekur të përgjojë bisedat telefonike të gazetarëve si dhe disa padi ligjore ndaj medias, lidhur me një rast kur një ministër u akuzua për ngacmim seksual dhe u filmua gjatë këtij akti, referuar ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango.
Do të doja të dija nëse liria e medias garantohet në Shqipëri sepse këto raportime janë më të vërtet shqetësuese,-tha njëri prej anëtarëve.
Ndalesa e romëve për të mbledhur mbeturina të riciklueshme nga kazanët ishte një tjetër shqetësim, sipas Komitetit qeveria duhet të tregojë se a i ka gjetur burime të tjera të ardhurash kësaj shtrese para se të niste sekuestron e karrocave të tyre të punës.
Mbipopullimi dhe kushtet në burgjet e vendit ishte një tjetër shqetësim që u ngrit sot.
Shqipëria duhet ti nënshtrohet kontrolleve të rregullta të Komitetit për të Drejtat e Njeriut në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut.