Vrojtimi: Përkeqësohet gjendja e bizneseve. Sondazhi i BSH: Rënie në të tre sektorët
TIRANE - Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u përkeqësua në tremujorin e dytë të vitit, duke rënë me rreth 17.6 pikë përqindje nën mesataren afatgjatë. Në vrojtimin e fundit mbi Besimin e Biznesit dhe Konsumatorit të realizuar nga Banka e Shqipërisë, ky tregues i matur te bizneset e sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë, treguesi shënoi nivelin 82.4 në tremujorin e dytë të vitit 2013, në rënie me rreth 6.2 pikë përqindjeje. "Përkeqësimi i treguesit të ndjesisë ekonomike në këtë periudhë u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtin drejtim, por në një masë më të vogël, ndikoi dhe rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe atë të ndërtimit", shkruhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Biznesi
Gjendja aktuale e biznesit është vlerësuar më keq se në tremujorin e kaluar, sipas opinioneve të mbledhura përgjatë vrojtimit. Balanca e kësaj pyetjeje regjistroi rënie me 3.6 pikë përqindje. Kuadri ligjor dhe institucional dhe marrëdhëniet me bankat renditen ndër faktorët kryesorë, të cilët kanë ndikuar negativisht ecurinë normale të bizneseve të sektorit të industrisë. Bizneset në sektorin e industrisë kanë vlerësuar në rënie kërkesën e brendshme dhe atë për eksporte. Mungesa e kërkesës u pasqyrua në rritjen e inventarëve në tremujorin e dytë të vitit 2013. Gjendja financiare e bizneseve është raportuar e përkeqësuar në tremujorin e dytë dhe balanca përkatëse ra me 9.4 pikë përqindje. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ra me 0.7 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e kaluar dhe qëndron rreth 0.5 pikë përqindje poshtë mesatares historike.
Ndërtimi
Sektori i ndërtimit
Pas përmirësimit të ndjeshëm (+17.3 pikë përqindje) të shënuar një tremujor më parë, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi rënie me rreth 6.0 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2013. Niveli aktual i TBN-së qëndron rreth 20.6 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë dhe rreth 13.2 pikë përqindje nën mesataren e pesë viteve të fundit. Përkeqësimi i treguesit të besimit në ndërtim u përcaktua nga zhvillimet negative në tri balancat përbërëse të tij: vlerësimi për situatën e prodhimit (-8.5 pikë përqindjeje), për kërkesën (-5.0 pikë përqindjeje) dhe për situatën e punësimit në këtë sektor (-4.5 pikë përqindjeje).
Sektori i shërbimeve
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) shënoi rënie me rreth 13.9 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2013. Përkeqësimi i besimit në sektorin e shërbimeve u përcaktua nga vlerësimet negative në tri balancat përbërëse të tij. Gjendja e përgjithshme e biznesit dhe situata financiare e ndërmarrjeve në këtë sektor janë vlerësuar negativisht në tremujorin e dytë të vitit 2012. Balancat përkatëse shënuan rënie me rreth 22.4 dhe 11.9 pikë përqindjeje. Në të njëjtin drejtim ndikoi dhe vlerësimi negativ për situatën e punësimit në këtë sektor dhe balanca përkatëse shënoi rënie me rreth 7.4 pikë përqindjeje. Niveli aktual i TBSH-së qëndron rreth 19.8 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë dhe rreth 19.3 pikë përqindjeje nën mesataren e pesë viteve të fundit.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)