E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i PD, Boçi: Frika e PS-së për manipulim zgjedhjesh, justifikim për humbjen

Deputetët e mazhorancës vazhdojnë që të flasin vetëm për imunitetin dhe opozitën, pavarësisht situatës së krijuar nga zjarret javët e fundit. Deputeti Luçiano Boçi, duke folur për Ora Neës, është ndalur tek pretendimet e opozitës se mund të manipulohen sërish zgjedhjet dhe se po përgatitet një 96-ë e dytë, duke i quajtur justifikime për humbjen në zgjedhjet e ardhshme.

Derisa pretendimet e PS për zgjedhjet e 2009 i referoheshin vrimave që ekzistonin, këto vrima u mbushën dhe kjo tregon që klasa politike duhet të pranojë çfarëdo rezultati zgjedhor, tha ai.

Ai foli dhe për fushatën elektorale, duke pohuar se mazhoranca është një hap para, ndërsa opozita ka ecur një hap mbrapa. Sipas tij, opozitës i duhet ende kohë të piqet politikisht.

Partitë politike fillojnë përgatitjet e tyre. Unë shoh reagimin e opozitës që krijon afate apo fraza të tipit kur të vijmë ne në pushtet. Fushata ka nisur me një hap para të mazhorancës dhe një hap mbrapa të opozitës. Apo kam dëgjuar deklarata të deputetëve të PS ku thonë se këto do të jenë vjedhjet më spektakolare të mbajtura ndonjëherë, duke hedhur poshtë ekzistencën e kodit zgjedhor të miratuar me konsesus të të dyja palëve dhe të trumbetuar nga PS si një nga sukseset e tyre. Nuk ka sesi dicka që është trumbetuar si sukses të hidhet poshtë. Apo deklarata të tjera ku kërkohet rrëzimi i Kryeministrit, pra vazhdohet me frymën arkaike. Opozitës i duhet ende kohë të piqet, e ka përzemër qëndrimin në opozitë, sepse në këtë mënyrë ka lozurdeklaroi deputeti demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›