E ka parë kush Supermenin Berisha apo ministrat e tij?
Situata e zjarreve tashmë ka marrë përmasa kritike, por pavarësisht kësaj, askush prej qeveritarëve të lartë nuk ka folur për këtë gjë. Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme nuk tha asnjë fjalë për zjarret, por u mor me sulmet ndaj opozitës dhe numëronte shtëpitë e Fatos Lubonjës.
Ministrat ndërkohë, ai i Bujqësisë apo Mjedisit, që janë përgjegjës për situatën, nuk janë shfaqur asnjëherë në publik, për të thënë gjysëm fjale për këtë situatë të rëndë.
E për këtë arsye, deputeti socialist Erion Braçe, shprehet se tani nuk ngelet gjë tjetër veçse ti lutem zotit. Ndërsa në fund shprehet se me këtë neglizhencë që tregojnë qeveritarët, duhet të rrihen.
Zot, të lutem na hidh ujë nga lart. U poq Shqipëria. Po digjet gjithçka dhe kudo. Po përvëlohet. Po kthehet në qymyr e hi çdo gjë.
Ne toke nuk ka me pushtet te na ndihmoje! Te shpetoje pyje, parqe kombetare e lokale, plantacione me peme frutore, kafshe te buta e te egra!
“Supermeni” Berisha e ka lidhur gjuhen, as flet, as urdheron, as vepron. Ska para të paguajë avionë e helikopterë për të shuar zjarret. Nuk ka Bëri koltuqe e dyshekë për bythën e tij ato që kishte. Tani ka falimentuar.
Po Ministrin e Mjedisit e ka pare kush? Ku eshte fshehur ky?
Po ministrin e Bujqesise e ka pare kush? Po ky tjetri ku eshte?
Cjane keta qe i paguajme ne nje vit sa per dy zjarrfikese e qe sjane ne pune?
Me quani ekstremist a cfare te doni, po e perseris:
Këta pushtetarë duhen rrahur. Nga i madhi tek i fundit, shprehet Braçe.