E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti i PD-së: Heqja e TVSH-së për ushqimet ndihmon të pasurit, jo të varfërit

Paketa e Partisë Socialiste e dorëzuar si propzim në Kuvend ka zero përqind shanse që të marrë votat e mazhorancës.

Deputeti Selami Xhepa , në pozicionin edhe të ekspertit të ekonomisë, thotë se propozimi për heqjen e TVSH për ushqimet bazë, për kundër pretendimit të PS-së, nuk ndihmon aspak shtresat e varfëra të popullsisë, por është më shumë një ndihmë për të pasurit.
Ndërsa Minsitria e Financave, sipas tij,  ka një plan të qartë buxhetor për sa i përket paketës fiskale. Sipas Xhepës, Partia Socialiste do ta ketë shansin të hartojë politika të tilla në momentin që do të votëbesohet nga qytetarët për të qeverisur.

Një ditë më parë Partia Socialiste depozitoi në kryuesine e Kuvendit një draft, sipas të cilit duhet të hiqet TVSH-ja për ushqimet bazë dhe për ushqim të tjera kjo takes të jetë 10 përqind dhe jo 20, sa ështëaktualisht. ora-news

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›