Berisha flet për iPhone 5, vrasin veten edhe dy shqiptarë
Pikërisht sot, kur kryeministri ka folur përsëri në Këshillin e Ministrave në mbledhjen e radhës për mirëqenie, këtë herë internet, iPhone5 dhe legalizime, dy vetë i dhanë fund jetës. Që prej kthimit të tij nga SHBA, 25 shtator, sa herë ka dalë për të folur, janë vetëvrarë nga 2 shqiptarë. Në Durrës, Elsat Turku është gjetur i vdekur nga prindërit, me të cilët jetonte në një apartament në lagjen nr. 5 të qytetit bregdetar. Sipas policisë, 30-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe në vitin 2006 kishte tentuar ti jepte fund jetës në të njëjtën mënyrë. Ai ka përdorur sobën e gazit për vetëvrasjen, duke e çliruar gazin në dhomë. Kurse në Korçë, një 50-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i një pallati në mesditë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 18, kurse viktima është Tamara Peci, e cila prej pak muajsh vuante nga depresioni. Rasti i fundit ndodhi të martën në mbrëmje në Buçimas, ku një 21-vjeçar, E. Xh., ka tentuar të vetëhelmohet me fostoksinë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
AMA NEËS