Si rekrutohesh anetar bordi
Komisioni i ekonomiseMe pelqen shume te lexoj eshte hobi im njoh te gjithe klasiket madje dhe shkruaj por nuk di te kendoj dhe nuk kam aftesi te tjera artistike. Kjo eshte as me shume e as me pak por biografia profesionale e zonjes Kestrin Katro e cila nuk aspiron nje vend pune ne Teatrin e Operes dhe Baletit apo ne Biblioteken kombetare por konkurron si anetare e Bordit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare.
Zonja Kestrin Katro pret te emerohet anetare e nje bordi te rendesishem te kontrollit financiar. Madje ajo e sheh te nevojshme te shpjegoje dhe hobite e saj ne art si bonus ne fitimin e ketij vendi pune. Nuk dihet sesi njohja e te gjithe klasikeve do ta ndihmoje kandidaten ne fjale ne rolin qe do te kete ne mbikeqyrjen e tregut te sigurimeve ne vend tregun e letrave me vlere apo edhe ate te pensioneve private. E po keshtu nuk dihet sesi do ta pengoje mungesa e aftesive ne te kenduar. Gjithsesi vlerat e saj artistike u kthyen edhe ne batuta mes deputeteve te opozites por edhe te mazhorances gjate mbledhjes se Komisionit te Ekonomise. Deputeti Arben Malaj akuzoi qeverine per mungese transparence dhe serioziteti ne perzgjedhjen e anetareve te institucioneve te rendesishme. Autoritet i mbikeqyrjes financiare eshte nje strukture e cila mbikeqyr tre tregje ne vend ku tregu me i rendesishem eshte ai i sigurimit te automjeteve. Kjo strukture eshte krijuar ne vitin 2006 dhe varet nga kuvendi. Organi me i larte vendimmarres i autoritet eshte bordi i AMF i cili perbehet nga shtate anetare nje prej te cileve eshte kryetari. Anetaret e bordit zgjidhen nga kuvendi me nje afat 5-vjecar. Shiko kroniken video